75 Mall Live Search
16:37 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / MSH1

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë/ Ambasada britanike organizon masterklasë me Dumanin e SPAK-ut

Ambasada Britanike në Prishtinë ka organizuar një masterklasë të specializuar me Altin Dumanin, ish-shef i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.

Organizimi u bë në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për forcimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë nga gjyqësori, prokuroria, policia dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Masterklasa shërbeu si një platformë për shkëmbimin e përvojave praktike, mësimeve të nxjerra dhe qasjeve efektive për përballimin e krimit të organizuar serioz dhe korrupsionit.

Diskutimet gjatë sesionit u përqendruan në sfidat operacionale, lidershipin institucional dhe strukturat që kanë kontribuar në rezultatet e SPAK-ut në Shqipëri.

U theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, ndërtimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shkëmbimit profesional në një kohë kur rrjetet kriminale veprojnë përtej kufijve shtetërorë.

Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës britanike:

Ambasada Britanike në Prishtina ka kënaqësinë të ndajë me ju njoftimin se kemi organizuar një masterklas të specializuar me Altin Dumanin, ish-Shef të Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) të Shqipërisë. Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për Ambasadorin e Madhërisë së Tij në Tiranë, Nicholas Abbott, dhe Ambasadën Britanike në Tiranë për pritjen e tyre të ngrohtë dhe mbështetjen e vlefshme në lehtësimin e realizimit të këtij eventi.

Sesioni mblodhi së bashku përfaqësues të lartë nga gjyqësori, prokuroria, policia dhe institucionet më të gjera të zbatimit të ligjit të Kosovës.

Duke u bazuar në mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sektorin e drejtësisë në Kosovë, masterklasa ofroi një mundësi për të shkëmbyer përvoja praktike, mësime të nxjerra dhe qasje efektive për t’u përballur me krimin e organizuar serioz, rrjetet e krimit të organizuar dhe korrupsionin. Diskutimet u përqendruan në sfidat operacionale, mësimet e lidershipit dhe strukturat institucionale që kontribuan në rezultatet e SPAK në Shqipëri.

Ndërsa rrjetet kriminale vazhdojnë të veprojnë përtej kufijve, forcimi i koordinimit ndëragjencor, ndërtimi i qëndrueshmërisë institucionale dhe nxitja e shkëmbimit profesional mbeten thelbësore. Kjo masterklasë është pjesë e angazhimit më të gjerë të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të rritur efektivitetin dhe integritetin e institucioneve të saj të sundimit të ligjit. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre aktiv dhe kontributet e menduara mirë, dhe në veçanti Prokurorin Altin Dumani, për ndarjen me bujari të faktorëve kryesorë që qëndrojnë pas suksesit të SPAK-ut.