Lufta në Gaza, Izraeli përgatitet të marrë pengjet

Një burim i njohur me detajet e negociatave në Sharm el Sheik mes Hamasit dhe Izraelit, deklaroi për ”Channel 12”, transmetuesi kryesor i Izraelit, se autoritetet izraelite po përgatiten për lirimin e pengjeve në fillim të javës së ardhshme.
Witkoff dhe Kushner nuk do të zgjasin bisedimet për më shumë se dy ose tre ditë, dhe vlerësohet se nënshkrimi do të bëhet deri në fundjavë.
Dhe kjo nëse nuk do të ketë surpriza.
“Izraeli do të kërkojë të marrë të gjithë pengjet e gjalla brenda një dite dhe të vdekurit më vonë”, theksoi burimi.
Nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje, SHBA-të mund të propozojnë një kompromis përfundimtar, me një qasje të tipit “prano ose lër”.