“Lufta” në showbiz/ Pas Diddy-t, 50 Cent tall Jay-Z-in me një foto fyese
Duket se reperi 50 Cent nuk u mjaftua vetëm duke ekspozuar Diddy-n në dokumentarin e tij të ri në Netflix , pasi tani me sa duket është vënë në shënjestër edhe Jay-Z.
Pasi ndau një foto të çuditshme të manjatit të muzikës, fansat janë të bindur se ai është shënjestra e tij e radhës, transmeton Indeksonline.
Pasi u përball me një rival të vetëm në rep, 50 Cent duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Ndjekësit e tij në rrjetet sociale janë të bindur se Jay-Z mund të jetë i radhës, të gjitha për shkak të një karikaturë të çuditshme që reperi ndau.
“Ju lutem mos më dërgoni gjëra të tilla, nuk do t’i postoj!” shkroi 50 Cent përkrah postimit, i cili tashmë ka marrë miliona pëlqime.
Edhe pse kjo mund të duket si një shaka e rastësishme, shumë njerëz nuk shohin asnjë arsye pse ai do të ndante një foto të tillë nëse nuk lidhet me grindjen e tij të fundit me Diddy-n./Indeksonline/

