75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 03 Mars 2022 / LB

Lufta në Ukrainë/ Deputetët e Ukrainës e këndojnë në kor himnin (Video)

Deputetët e Kuvendit të Ukrainës janë mbledhur sot në një seancë ku kanë votuar disa ligje për mbrojtjen e sigurisë.

Deputetja e Kuvendit ukrainas, Lesia Vasylenko ka publikuar një video ku ajo që bie në sy është intonimi i Himnit Kombëtar të Ukrainës në kor nga deputetët e këtij vendi, transmeton Indeksonline.

“Parlamenti i #Ukrainës sot është mbledhur për të votuar ligjet thelbësore të mbrojtjes dhe sigurisë. Një seancë e shpejtë dhe e tensionuar. Ne këndojmë himnin kombëtar në unitet ndërsa fillojmë seancën tonë në ndërtesën më të targetuar në të gjithë Ukrainë“, ka shkruar ajo.

Sot është dita e shtatë kur Rusia ka nisur sulmet në drejtim të Ukrainës. Gjatë kësaj kohe raportohet për mijëra të vrarë në të dy kampet.