Lufta në Ukrainë, Erdogan zhvillon sot bisedë telefonike me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan do të zhvillojë sot biseda telefonike me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i tij, Ibrahim Kalin. Sipas tij, fokusi i bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë.
Ndërkohë, gjithashtu dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se presidenti rus do të flasë sot me Erdogan me telefon. /abcnews.al