75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 15 Gusht 2025 / G T

Lufta në Ukrainë, mbahet sot samiti Trump-Putin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen të premten për një samit në Alaska, që synon t’i japë fund luftës së ashpër që ka ndjekur pushtimin e plotë të Rusisë në vitin 2022.

Çdo marrëveshje paqeje rreth Ukrainës do të duhet të përfshijë një marrëveshje për territorin, me Rusinë që aktualisht ka pushtuar pothuajse një të pestën e tokës së Ukrainës, raporton KosovaPress.

Të premten, Trump sugjeroi që një marrëveshje armëpushimi mund të përfshijë “disa shkëmbime territoresh”, por ende nuk është e qartë se për cilat zona po i referohej, dhe Ukraina ka refuzuar kategorikisht lëshimin e pjesëve të tokës së saj.

Të mërkurën, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Trump ishte “shumë i qartë” në një telefonatë me udhëheqësit evropianë se Uashingtoni dëshiron të arrijë një armëpushim dhe se çështjet territoriale të Ukrainës nuk mund të negociohen pa presidentin e saj, Volodymyr Zelensky.