Lufta në Ukrainë, Real Madridi ia merr Shakhtarit mbrojtësin brazilian

Real Madridi është shumë afër zyrtarizimit të transferimit të mbrojtësit brazilian, Vinícius Tobías.
Mbrojtësi 18 vjeçar luan në krahun e djatht të mbrojtjes dhe ka qenë cak i shumë skuadrave evropiane.

Tobias paraprakisht do të luaj për skuadrën e Real Madrid Castillas.
Skuadra madrilene e ka shfrytëzuar luftën në Ukrainë për të marrë talentin e Shakhtarit ngase FIFA ka lejuar largimin e lojtarëve nga kampionati ukrainas edhe jashtë afatit kalimtar./Indeksonline/