09:24 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / MSH

Lufta në Ukrainë: Studentja ruse rrezikon deri në 10 vjet burg për një “Instagram Story”

Studentja ruse, Olesya Krivtsova, ka kohë që është në arrest shtëpiak, pasi kishte publikuar një postim në “Instagram Story” lidhur me luftën në Ukrainë.

Ajo u vendos në arrest shtëpiak pasi kishte bërë thirrje kundër luftës.

“Unë postova një “story” ne Instagram për urën”, ka deklaruar Krivtsova për BBC, duke iu referuar urës që lidh Rusinë me Krimenë.

“Unë po flisja në telefon me nënën time,” kujton Olesya, “kur dëgjova hapjen e derës së përparme. Shumë policë hynë brenda. Më morën telefonin dhe më bërtitën të shtrihesha në dysheme” shtoi ajo.

Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

Ajo thotë se nuk e kishte imagjinuar asnjëherë se do të mund të mirrte një dënim të tillë, vetëm për një postim në rrejte sociale.

Olesya madje ka hyrë edhe në listën zyrtare të terroristëce dhe ekstremistëve në Rusi.

“Kur kuptova se isha futur në të njëjtën listë me sulmuesit e shkollave dhe grupin e Shtetit Islamik, mendova se ishte e çmendur”, kujton Olesya.

Sipas rregullave të arrestit shtëpiak, asaj i ndalohet të flasë në telefon dhe të hyjë në internet.

Por ky nuk është veprimi i vetëem kontrovers i saj.

Në këmbën e saj, ajo ka tatuazh një marimangë me fytyrë të Putinit, me sy dhe gojë të gjakosur, dhe me mbishkrimin “Big Brother po ju shikon”.