Lufta në Ukrainë, Zelensky thirrje Perëndimit për më shumë armë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen e tij për më shumë armë me rreze të gjatë veprimi nga aleatët perëndimorë, teksa fliste në samitin e BE-së me “video-call”.
Ai paralajmëroi liderët evropianë për pesë faktorë që mund të zgjasin luftën, duke përfshirë vonesat në dorëzimin e raketave me rreze të gjatë, mungesën e avionëve modernë dhe dobësitë në sanksionet perëndimore.
Udhëheqësit e BE-së po diskutojnë tani pushtimin rus, ku pritet të miratojnë një vendim për të furnizuar Ukrainën me një milion fishekë brenda 12 muajve të ardhshëm për të rimbushur stoqet e saj në pakësim.
Perëndimi ka nguruar që të dërgojë armë të avancuara dhe me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, për shkak të frikës se kjo do të zgjeronte konfliktin./abcnews.al/