75 Mall Live Search
17:51 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Lufta për mbijetesë, Ferizaj mposht Ballkanin në Suharekë

Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të xhiros 29-të të Superligës së Kosovës, në të cilat arritën të sigurojnë fitore Feronikeli, Llapi dhe Ferizaj.

Befasinë e ditës së sotme e ka shkaktuar Ferizaj, teksa në udhëtim e ka mposhtur Ballkanin dhe njëherit është larguar nga zona e barazhit.

Këto tri pikë të humbura bëjnë që klubi nga Suhareka ta rrezikojë edhe më shumë rënien nga Superliga në Ligën e Parë. Megjithatë, as Ferizaj nuk e ka vendin e sigurt, pasi që pozicionet vetëm një pozitë më lartë.

Për Ballkanin shënuan Jetmir Topalli (39’) dhe Bajram Nebija (90+3’), ndërsa për Ferizajn shënuan Dren Gashi (29’, 48’), Qëndrim Dautaj (64’) dhe Ermal Krasniqi (90+1’).

Renditja tabelare në Ipko Superligë mund të ndryshojë pas ndeshjeve të dietës së diel, ndërsa tani duket kështu: