“Lufta” politike e drenicakëve, Ramizi me Bekimin, Naimi me Samiun!
Politikanët nga Drenica, respektivisht nga Skenderaj dhe Drenasi tanimë janë ndarë edhe zyrtarisht në dy tabore, Bekim Jashari me Ramiz Lladrovcin si dhe Sami Lushtaku me Naim Bazajn.
Ky i fundit, i cili është emëruar kryetar i Degës së PDK-së në Drenas, ka publikuar një fotografi në profiln e tij në Facebook.
Ai shihet me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, i cili i ka shprehur pretendimet që t’ia mësyjë përsëri “kolltukët” të kryetarit.
“Drenasit i duhen njerëz qe punojnë për t‘miren e vendit, kjo varet nga ju populli im. Me voten tuaj ju vendosni nese do te ndryshoni jeten tuaj dhe jeten e femijeve tuaj. Do t‘jem gjithmonë prane jush, se bashku do t‘ja kthejme perseri vleren vendit tone”, ka shkruar Bazaj në Facebook. /Indeksonline/