75 Mall Live Search
14:34 / E Premte, 04 Mars 2022 / A. M.

“Lufta rrezikon Gjeorgjinë dhe Bosnjen” – Stoltenberg: Pjesë e diskutimeve nga tani e tutje janë Suedia dhe Finlanda

BE si njësi më vete, Finlanda dhe Suedia do të jenë pjesë e diskutimeve brenda NATO-s për përballjen me Putin, i cili rreth 9 ditë më parë nisi luftën me Ukrainën.

Ditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se situata mund të rrezikojë edhe vende të tjera.

“Ne nuk jemi pjesë e kësaj konflikti. Nëse do të ishim do të ishte një situatë shumë e rrezikshme. Rusia kërkon të krijojë një zonë të re influence. Dhe kjo do të rrezikonte edhe Gjeorgjinë apo Bosnje-Hercegovinën.

I bëjmë thirrje Rusisë që të pranojë bisedimet.  Sot ishin me ne edhe BE, edhe Suedia edhe Finlandë. Të dyja vendet do të marrin pjesë në çdo konsultim që ne po bëjmë për këtë situatë”, tha ai në fjalën e tij. 

Duket se situata ditën e sotme është rënduar mes dy vendeve që janë përfshirë në luftime, megjithëse ende nuk dihet a do përfundojë apo jo.