11:00 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Lufta Rusi-Ukrainë, aktorja e famshme nxjerr gishtin e mesit drejtuar Putinit

Aktorja australiane, Rebel Wilson, ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin gjatë ceremonisë së akademisë britanike të filmit.

Ai është përballur me kritika intensive lidhur me vendimet e tij për të pushtuar Ukrainën, transmeton Indeksonline.

Gjatë performancës së këngëtares Emilia Jones që shoqërohej nga dy përkthyes, Wilson vendosi të jap mesazh përmes gjuhës së shenjave.

“Ky gjest është për Putinin” tha ajo duke ngritur gishtin e mesit.

Publiku u përgjigj duke bërë duartrokitje të madhe./Indeksonline/