75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / MSH

“Luftë online” mes Bajramit e Muratit: Njëri përmend ftesën për bashkëqeverisje, tjetri tregon kushtet e saj

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka replikuar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit, që tha se LVV-ja “pesë herë në ditë i çojnë fjalë” për bashkëqeverisje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bajrami shkroi: “I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”.

Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”.

Murati nuk e mohoi ftesën për koalicion, por duke thënë se kjo ftesë kishte një kusht.

“Hykmete, e vërtetë që ju kemi dërgu ftesë për koalicion, ama me kusht që vini pa PDK-në e pa Listën Serbe. Por ju po insistoni që ose në koalicion edhe me ta, ose nuk vini hiç. Qysh po shihet, s’ka kush që ju ç’kapë prej tyne” shkroi Murati.