Luftëtarët e ISIS-it përdorin njerëzit civilë si mburoja
Një grup luftëtarësh të Shtetit Islamik u larguan nga qytetin sirian Raqqa gjatë natës, duke i përdorur njerëzit civilë si mburoja, njoftoi një zëdhënës i milicisë të dielën për Reuters.
Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, vazhduan luftën me xhihadistët e Shtetit Islamik që mbeten në qytet, tha zëdhënësi i SDF-së Mostafa Bali.
“Operacionet kanë mbaruar por beteja ende vazhdon”, tha Bali
“Natën e kaluar, grupi i luftëtarëve (që ranë dakord të largohej) u larguan nga qyteti”, shtoi ai./AktivPress
Foto: Ilustrim