Luftëtarët e lirisë i japin përkrahje kandidates së LDK-së, Bahrije Hyseni

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Bahrije Hyseni është takuar me gjeneralin Bedri Zeqiri, luftëtarin e njohur të lirisë Nebih Deda dhe dy bashkëluftetarët e tij.
Hyseni ka thënë se luftëtarët e lirisë vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur në angazhimin për të mirën e kombit.
“Me gjeneralin Bedri Zeqiri, patem një takim frytdhënes me luftëtarin e njohur te lirisë, z. Nebih Deda dhe dy bashkëluftëtaret e tij, gjatë këtij takimi Nebihu ka theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për t’i qëndruar besnik LDK-së, duke e mbështetur dhe perkrahur në çdo hap. Ai eshtë një simbol i luftës dhe paqes, gjithmonë me një kauzë të qartë: mbrojtjen e shtetit dhe sigurine e qytetarëve të Kosovës. Luftëtari i lirisë vazhdon të qëndroje i palëkundur ne angazhimin e tij për të mirën e kombit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.