75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / SH

Luftëtari i UFC-së u gjet pa shenja jete në burg

Godofredo Castro, i njohur edhe si Pepi, u gjet i vdekur në një burg në Florida në moshën 38 vjeç.

Braziliani u arrestua me akuza për dhunë në familje kundër gruas së tij Samara Melo, dhe kundër tij u ngritën akuza të tjera penale. Të dhënat e gjykatës tregojnë se Castro u akuzua për rrëmbim, sulm fizik, mbytje dhe manipulim të një dëshmitari. Çështja e tij do të dilte në gjyq së shpejti.

Lidhur me lajmin tragjik për vdekjen e luftëtarit, avokati i Samara Melos i dërgoi një deklaratë publikut.

“Vdekja e një personi në paraburgim është një çështje serioze. Ka procedura që duhet të ndiqen nga autoritetet amerikane dhe të gjitha informacionet do të publikohen ekskluzivisht nga autoritetet përkatëse. Deri atëherë, kërkoj respektin e familjes dhe të shmangen komentet dhe hamendësimet keqdashëse, në mënyrë që të mos shkaktohen dhimbje shtesë – thuhet në deklaratë./Indeksonline/