18:04 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Luftëtari pa dy këmbë i hipën rreth 2 800 shkallë pa u ndal

Të shkosh në luftë i shëndoshë, e të kthehesh pa dy gjymtyrë, është diçka që rrallë kush do të mund ta përjetonte.

Por, Travis Strong është njëri prej të rrallëve që vazhdon jetën edhe pa dy këmbë, por i lumtur, transmeton Indeksonline.

Ai i buzëqesh jetës dhe është krenar që luftoi, derisa në luftën që ndodhi në Irak më 2006, ai i humbi të dy këmbët.

Travis sfidoi vetën një ditë, duke i kaluar 2768 shkallë me dy duar pa u ndalur asnjëherë.

Dhe kështu, Travis arriti në maje të shkallëve, duke u përgëzuar nga shokët që u shprehën krenar me të. /Indeksonline/