Luftëtarja kosovare e MMA-së: Futbolli është më i rrëzikshëm/ Jam vajzë miqësore, por në kafaz agresive

Luftëtarja e vetme kosovare në Artet Marciale të Përziera dhe e dyta e vetme në tërë Zvicrën, Bestare ‘Besti’ Kicaj ka folur për ‘Blick’ – duke treguar për shumë gjëra.
“Unë jam një vajzë miqësore. Por, në kafaz unë jam agresive, unë dua ta shkatërroj kundërshtaren”, ka thënë Kicaj.
33-vjeçarja që jeton në Cyrih është me rrënj kosovare, shkruan IndeksOnline

Ajo mendon se futbolli është sport më i rrezikshëm sesa MMA.
“Sipas mendimit tim, futbolli dhe sporti me ski janë më të rrezikshme dhe ka më shumë lëndime sesa këtu në kafaz. Unë kam thyer vetëm një herë dorën. Kurse në sportet tjera është më ndryshe”, u shpreh 33-vjeçarja kosovare.
Luftëtarja tregon se pëlqimin për luftë e mori duke shikuar filma me vëllezërit e saj.

“Unë gjithmonë kam qenë një djalë, jam rritur me dy vëllezërit e mi duke shikuar filma me luftë”, tregon Bestarja.
Zonja Kicaj tregon edhe pse gratë duhet të merren me këtë sport:
“Neve na shohin të dobëta. Na thonë që s’jemi për këtë. Këto janë marrëzia: Ne jemi shumë të forta!”
/IndeksOnline/
