09:55 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / B O

Lufthansa anulon disa fluturime, për shkak se pilotët dolën pozitivë!

Numri i rasteve me korona po rritet sërish dhe varianti Omikron po përhapet me shpejtësi.

Kompania e njohur e fluturimeve, Lufthansa anuloi disa fluturime ndërkontinentale gjatë Krishtlindjeve për shkak se shumë pilotë janë lajmëruar të sëmurë.

Nga 23 deri më 26 dhjetor, lidhjet nga Gjermania përtej Atlantikut të Veriut me Boston, Hjuston dhe Uashington janë anuluar pasi që disa pilotë kanë rezultuar pozitiv.

Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i kompanisë, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse pilotët janë të infektuar me variantin Omikron./Indeksonline/