Luftime të ashpra në Kharkiv dhe Zhytomyr

Raportime për sulme në lagjet e banuara të Kievit, bombardime të forta në Kharkiv. Po ashtu ka raportime për shpërthime që prekin lagjet e banuara në Kiev dhe në Zhytomyr, një qytet në veriperëndim të Ukrainës.
Shtëpitë e banimit në Zhytomyr shpërthyen në flakë dhe banorët po shpëtohen pas një sulmi në një bazë ushtarake, sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës.
❗️Оперативна Інформація щодо російського вторгнення#Житомир: наслідки російського авіанальоту
— DSNS.GOV.UA (@SESU_UA) March 1, 2022
Пошкоджені житлові будинки, приватний сектор. Рятувальники розбирають завали та ліквідовують пожежу.
Інформація щодо руйнувань та постраждалих уточнюється.#stoprussia pic.twitter.com/N4JWS4qOoT
Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre u plagosën në sulmin në Zhytomyr, sipas “Ukrinform”, i cili gjithashtu raportoi se dhjetë shtëpi private u dëmtuan, me tre prej tyre të shkrumbuara nga zjarri. Shumë njerëz mund të jenë ende të bllokuar në rrënoja.
Житомир. Внаслідок авіаудару попередньо пошкоджено 10 приватних житлових будинків (у 3-х з них виникла пожежа) та вікна міської лікарні.
— Ukrinform (@UKRINFORM) March 1, 2022
Попередньо загинуло дві особи, травмовано три. В завалах пошкоджених будинків ймовірно перебувають люди.#stoprussia pic.twitter.com/j21bIg9GQ8
Gazetari Scott Stedman tha se Kharkiv po “goditej jashtëzakonisht fort” me raketa “pa dallim”.
Kharkiv is being hit unbelievably hard tonight. This is likely from a Multiple Launch Rocket System – MLRS. It is extremely indiscriminate. https://t.co/gxq7xiWX51
— Scott Stedman (@ScottMStedman) March 1, 2022