Luftimet në Ukrainë vazhdojnë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka thënë qytetatërve të tij se e kanë “përballuar goditjen” e pushtimit rus, ndërsa u bëri thirrje që të vazhdojnë të luftojnë.
Jashtë Kievit, një kolonë masive ruse, e shtrirë mbi 64 km, mbetet e bllokuar jashtë qytetit dhe zyrtarët ukrainas të mbrojtjes thonë se kanë goditur objektiva të zgjedhura brenda kësaj kolone.
Në anën tjetër, ka pasur luftime intensive në veri-perëndim të Kievit në një qytet të quajtur Irpin, pranë aeroportit strategjik Hostomel.
Civilët janë duke u larguar në këmbë nga këto zona.
Zyrtarët ukrainas thonë se një armëpushim i rënë dakord për të lejuar civilët të iknin nga qyteti i Mariupolit zgjati për minuta të shtunën, përpara se bombardimet të rifillonin.
Rusia e sheh jugun si jetik për suksesin e pushtimit të saj dhe njerëzit në portin e Odesës i frikësohen një sulmi nga deti.
Qytetet Kharkiv dhe Sumy në lindje janë gjithashtu nën bombardime.
Rusia tha se kishte avancuar me 7 km në rajonin e Donbasit, duke marrë nën kontroll disa qytete dhe fshatra.