75 Mall Live Search
16:22 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / AR

Luftoi me sëmundjen e rëndë, Kate Middleton organizon koncert për Krishtlindje

“Together at Christmas” është emri i koncertit tradicional të Krishtlindjeve të organizuar nga Kate Middleton, i cili këtë vit mbahet më 6 dhjetor.

Kjo ngjarje ka një domethënie të veçantë për familjen mbretërore pasi pjesëmarrja dhe roli kryesor i tyre konfirmon përfundimin me sukses të muajve të trajtimit të kancerit, transmeton Indeksonline.

Ky do të jetë festa e parë zyrtare e Princeshës së Uellsit pasi ajo u diagnostikua me kancer në fillim të vitit. Ajo përfundoi mjekimin në shtator dhe tani po i rikthehet detyrave publike.

Pritet që Kate të mbështetet në koncertin në Westminster Abbey përsëri këtë vit nga anëtarët e familjes së saj më të ngushtë – Princi William, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, të cilët morën pjesë për herë të parë në këtë ngjarje vitin e kaluar.

Temat e ceremonisë janë dashuria, ndjeshmëria dhe mesazhi se “ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, sidomos në momentet më të vështira të jetës”./Indeksonline/