75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Luftoi me vdekjen me COVID-19, flet deputeti Alimadhi nga spitali

Deputeti Adriatik Alimadhi është një ndër të prekurit me COVID-19 në Shqipëri dhe fatmirësisht është shëruar plotësisht.

Ai ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose COVID 2.

Në një intervistë për Oranews, Alimadhi ka treguar se ka raste kur kanë humbur jetën njerëz nga COVID-19.

Me frymën që i merrej, Alimadhi thotë se ka parë rastet kur kanë humbur edhe jetë njerëzish.

Një vlerësim ka për mjekët dhe infermierët, pasi fal tyre thotë se është rikthyer në jetë. “Aty pashë edhe raste që u ndanë nga jeta. Unë fal zotit, fal përkushtimit të mjekëve, kontributit të tyre, reanimatorë, sanitarë apo infermierë, të cilët punojnë me përkushtim kanë një kulturë pune. Unë mendoj se ata më shërbyen dhe unë u ktheva në jetë”, u shpreh deputeti Adriatik Alimadhi.