20:26 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Luftoi për ISIS-n, dënohet me tre vite e tetë muaj burg kosovari

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me tre vjet e tetë muaj, Arijan Krujezi, anëtar i organizatës terroriste ISIS, që vepron në Siri.

Dënimi me burgim do t’i ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga momenti kur bëhet i plotfuqishëm, transmeton Indeksonline.

Krujezi kishte pranuar fajësinë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupin terrorist.

Vitin e kaluar, me 19 prill, Krujezi ishte kthyer në Kosovë bashkë me mbi 100 kosovarë të tjerë nga Siria./Indeksonline/