15:14 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lufton kancerin për një dekad, vdes disa ditë para se t’i mbushte 18 vite (Foto)

Bëhet fjalë për Vanessa Riddle e cila ka vuajtur për shumë vite nga kanceri që i kishte kapluar disa organe të trupit.

Adoleshentja vdiq vetëm pak ditë para se të mbushte 18 vite, festë kjo që po e priste me shumë ngazëllim.

Vanessa ka luftuar për gati një dekadë me kancer të quajtur “neuroblastma”, por më vonë ju kumtua lajmi se ky kancer ishte shpërndarë.

Ajo shfrytëzoj ditët e fundit të saj për të kaluar kohë me shoqëri dhe të bëhej gati për mbrëmjen e saj të maturës, që caktuar për datën 18 qershor vetëm tre ditë para ditëlindjes së saj.

Por, kjo vajzë e fortë vdic dje në mëngjes, duke lënë shumë të pikëlluar prindërit dhe motrën e saj.

Kurse, sot historia e saj është shpërndarë në mediat angleze si frymëzim se si ta duam jetën dhe ta shijojmë./Indeksonline/