“Luftuam deri në fund”, vjen reagimi i parë i Vedat Muriqit: S’mund ta përshkruaj!

Skuadra e Mallorcas mbrëmë u mposht në finalen e madhe të Copa del Rey ndaj Athletic Bilbaos.
Ekipi ku luan edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi – u mposht pas penalltive, kurse ndeshja e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan Indeksonline
Për këtë humbje më në fund ka ardhur një reagim nga Vedat Muriqi.
Muriqi përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim duke treguar se si u ndje kur skuadra e tij u mposht në finale.
“Nuk di si ta përshkruaj atë që ndjej për atë që përjetova mbrëmë. Luftuam deri në fund si ekip, donim të realizonim ëndrrat tona.
“Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur për të sjellë kupën në ishull dhe për t’i dhënë gëzim tifozëve, të cilët e merituan”, u shpreh Vedat Muriqi.
Kujtojmë që futbollisti kosovar shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por dy bashkëlojtarët e tij nuk ia dolën të shënonin dhe më të saktë ishin “baskët”./Indeksonline/