23:33 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / AR

“Lugati” futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Këngëtari kontrovers, Gjon Karrica, i njohur me nofkën skenike si Lugati është banori i radhës që sapo ka hyrë në shtëpinë e bukur të Big Brother VIP Kosova.

Lugati bashkë me karakterin e tij të rrallë dhe i mbushur me histori prej më interesanteve do të jetë pranë jush bashkë me banorët e tjerë të shtëpisë më me nam në trojet shqipfolëse.

Big Brother VIP Kosova ka nisur transmetimin televiziv nga sonte, përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion.