75 Mall Live Search
21:47 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / AR

Lugati ia kris këngës “Ani, ani nashtë, çikat janë me i dashtë”

Lugati, edhe sonte si zakonisht ishte mjaft energjik.

Ai sonte ia krisi këngës, derisa po qëndronte me banorët e tjerë në kuzhinë.

“Ani, ani nashtë, çikat janë me i dashtë, veç pa çika të mira zoti mos na lashtë”, ishin rreshtat e këngës së Gilit që Gjoni i këndoi.

Lugati madje ditë më parë u zgjua shumë herët, ku këndoi hitet e tij në oborr të Big Brother VIP Kosova, derisa banorët ishin në gjumë.