Lugina koordinohen me Hotin, para takimit të madh në Shtëpinë e Bardhë

Politikanët shqiptarë nga Lugina kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës, Avdullah Hotin.
Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se shefi i ekzekutivit kosovar i ka mbështetuar ata.
“Në bisedë me Kryeministrin Hoti bashkëbiseduam për perspektivat e agjendave të përbashkëta me Republikën e Kosovës, sidomos në prag të takimit të Washingtonit.
Kryeministri shprehi mbështetje për listën parlamentare”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/
