17:00 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Luhatja e hormoneve mund të mos jetë shkaktar i gjendjes së keqe gjatë periodave

Luhatja e hormoneve shpesh janë fajësuar pse gratë ndihen fizikisht dhe mendërisht më dobët përderisa janë në periudhën e tyre.

Por tani shkencëtarët thonë se nivelet e reduktuara të hekurit mund të jenë fajtor kryesor për gjendjen e tyre dhe të shkaktojnë nervozizëm më të madh gjatë periodave mujore.

Nivelet më të ulëta të lëndëve ushqyese- të cilat gjendet në perimet e errëta dhe në gjethe- mund të bëjnë që gratë të ndihen më pak të disponuar dhe më pak të motivuara, thonë hulumtuesit.

Ekipi polak shtoi se një mangësi hekuri madje mund të jetë një “faktor rreziku për çrregullimin e humorit”- siç është depresioni./Indeksonline/