Luhatjet në tabelë pas ndeshjeve të sotme në Superligë

Sot kanë përfunduar edhe tri takimet e para të javës së 11’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sot ishin tri ndeshje në programin e Superligës, ku Besa dhe Drenica barazuan pa gola në 0:0, Prishtina mposhti Arbërin në “Fadil Vokrri” me rezultatin final në 1:0 dhe Drita minimalisht fitoi ndaj Trepçës’89 në “Riza Lushta”, shkruan IndeksOnline
Pas këtyre ndeshjeve, në tabelë prinë Ballkani i Suharekës që aktualisht ka 25 pikë, pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, pas tij vjen Drita me 22, Gjilani në vendin e tretë me 17, e vendin e katër e zë Drenica me 15, ndërsa Prishtina radhitet në vendin e pestë me 14 pikë.
Më poshtë tabelën dhe renditjen e plotë të skuadrave:
