Luis Alberto konfirmon se do të largohet nga Lazio në fund të sezonit

Luis Alberto ka bërë të ditur se do të largohet nga skuadra e Lazios në fund Të sezonit.
Këtë deklaratë futbollisti spanjoll e ka bërë drejtëpërdrejtë në intervistë për ”DAZN”, pas fitores 4-1 ndaj Salernitanës, shkruan IndeksOnline.
“Javët e fundit kanë qenë të vështira për mua. Nuk e di se cili do të jetë projekti, por mund të them se sigurisht që nuk do të jem pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm. Unë tashmë i kam kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën, nuk dua të marrë një euro më shumë nga Lazio. Ky klub më ka dhënë shumë, por ka ardhur koha që të largohem dhe t’ua lë të tjerëve.”, deklaroi Luis Alberto për ‘”DZAN”./IndeksOnline/