75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / LB

Luis Diaz i detyruar të ndjekë dy rregulla të rrepta te Bayern Munich që nuk ekzistojnë te Liverpooli

Anësori kolumbian do të ketë rregulla për të ndjekur te kampionët e Bundesligës pas transferimit të tij për miliona euro.

Luis Diaz do të detyrohet të ndjekë dy rregulla të rrepta në klubin e tij të ri Bayern Munich, të cilat nuk kanë ekzistuar te Liverpooli.

Diaz së fundmi përfundoi një transferim prej 65.5 milionë funte nga Liverpooli te Bayern Munichu, ku ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me opsion për një vit tjetër.

Kontrata e 28-vjeçarit ishte e vlefshme deri në vitin 2027, ndaj kjo verë ishte mundësia e fundit për klubin që të përfitonte një shumë të konsiderueshme për kolumbianin.

Diaz tha se kishte “përmbushur detyrën e tij” te Liverpooli dhe se ishte gati për një sfidë të re, por tani do të përballet me rregulla të reja nën drejtimin e Vincent Kompany.

Sipas Daily Mail, nuk ka gjoba për lojtarët që vonohen në stërvitje.

Në vend të kësaj, ata detyrohen të qëndrojnë në kompleksin stërvitor për aq kohë sa ndodhet edhe Kompany aty.

Në kontrast, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, është i njohur për vendosjen e gjobave për vonesat në stërvitje dhe në autobusët e ndeshjes.