08:42 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

Luis Enrique: Do fitonim edhe pa kartonin e kuq!

Skuadra e Paris Saint-Germain u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Barcelonën.

Gjithçka për ekipin francez u bë e lehtë kur në pjesën e parë, mbrojtësi i Kombëtares së Uruguait, Araujo mori kartonin e kuq, shkruan Indeksonline

Megjithatë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique thotë se edhe pa ndëshkimin e Araujos, ekipi i tij do të fitonte.

“Edhe pa kartonin e kuq të Araujos do të kishim fituar, por këtë nuk mund ta vërtetoj”, u shpreh Enrique pas ndeshjes.

Kujtojmë që në gjysmëfinale, PSG-ja do të luaj ndaj Borussia Dortmund, pasi kjo e fundit eliminoi me spektakël Atletico Madridin./Indeksonline/