Luis Enrique fajëson fushën pas barazimit me Clermontit

PSG nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 mbrëmë si mysafire e Clemontit.
Skuadra e Luis Enriques nuk ka pasur një start aq të mirë këtë sezon, ku nga shtatë ndeshjet e para ka tre fitore, tre barazime dhe një humbje, shkruan IndeksOnline.
E për barazimin e mbrëmshëm me skuadrën e Clemontit, trajneri i PSG-së, Luis Enrique ia ka lënë fajin fushës.
“Më vjen keq që nuk fituam, por ishte një sfidë tepër e luftuar. Krijuam më shumë raste se Clermonti, e meritonim fitoren.
Jam i kënaqur me mënyrën sesi luajtën djemtë, por mund të ishim treguar më agresivë në pjesën e parë.
Por siç e patë të gjithë, kushtet e fushës ishin shumë të këqija, në e bënë më të vështirë. Gjendja e fushës ishte e tmerrshme. Topi dukej si një lepur që po kërcente”, deklaroi Emrique./IndeksOnline/