Luis Enrique i lumtur me kualifikimin në gjysmëfinale

PSG mbrëmë arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndonëse u kualifikuan, ndeshja e mbrëmshme ishte e vështirë për “Parizienët” pasi që Aston Villa përmbysi rezultatin nga 2-0 në 3-2, por që nuk i mjaftoi vendasve.
PSG, arriti gjysmëfinalen për të dytin vit radhazi pasi edhe në sezonin e kaluar kishin arritur në këtë pikë, por që u eliminuan nga Borussia Dortmundi.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është shprehur i lumtur me kualifikimin tutje.
“Jam krenar për ekipin tim. Mendoj se kam ekipin më të mirë në botë”, u shpreh Enrique.
PSG, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit Real Madrid-Arsenal./IndeksOnline/