Luis Enrique mungoi në minutat e para të ndeshjes Spanjë – Kosovë, i kishte ndodhur diçka qesharake

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique nuk ishte i pranishëm në stadium në minutat e para të ndeshjes kundër Kosovës.
Spanja arriti fitore 3 me 1 ndaj ‘Dardanëve’ në ndeshjen e luajtur në ‘La Cartuja’ në Sevilla, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes Enrique tregoi se kishte mbetur në ashensor dhe mungoi në disa minuta të ndeshjes kundër Kosovës.
“Ne kishim një plan B. Edhe po të mos isha unë, do ishin asistentët”, ka thënë Enrique.
Golat për ekipin e spanjollëve i shënuan: Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerard Moreno./IndeksOnline/