75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 16 Maj 2025 / Gj. Sh

Luis Enrique: Nuk i uroj suksese Ancelottit te Brazili sespse dua që…!

Carlo Ancelotti në fund të këtij muaji do të nis një aventurë të re.

Ai nga 26 maji do të nis punën si selektor i Kombëtares së Brazilit, shkruan IndeksOnline.

Tekniku italaian do ta udhëheq “Seleçaon” deri në përfundim të Kupës së Botës, në vitin 2026.

E pozitën e re të Ancelottit e ka komentuar edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

Spanjolli tha Ancelotti është një trajner i madh, por nuk i dëshiron atij sukses me Brazilin, pasi do që kombëtarja e tij të fitojë.

“Nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë një trajner që ka pasur një karrierë të ngjashme me atë të Carlo Ancelottit. Ai është një person i shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës . Natyrisht, nuk i uroj sukses as Brazilit dhe as Ancelottit, sepse dua që ekipi im kombëtar të ketë sukses, por është shumë pozitive që një italian mund të drejtojë Brazilin. Është një kombinim shumë pozitiv “, deklaroi Enrique./IndeksOnline/