75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 06 Mars 2025 / G T

Luis Enrique s’dorëzohet: Do e kthejmë rezultatin në Anfield!

Skuadra e Paris Saint-Germainit u mposht mbrëmë minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit në “Parkun e princave”.

Por, trajneri Luis Enrique ende beson në kualifikim, pavarësisht se ndeshja kthyese zhvillohet në stadiumin e zhurmshëm, në “Anfield”, shkruan Indeksonline

Spanjolli mendon se skuadra e tij mund ta rikthejë rezultatin në favor të tyre.

“Rikthimi në Anfield? Sigurisht, ne mund ta bëjmë këtë. Ne do ta bëjmë.

“Rezultati është i padrejtë. Ata kishin vetëm një goditje në portë. Lojtari më i mirë i tyre ishte portieri. Është pak e çuditshme. Jam shumë krenar me ekipin. Ne ishim shumë më të mirë se Liverpooli”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes

Golin e fitores për “The Reds” mbrëmë e shënoi mesfushori anglez, Elliot. Kurse takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme./Indeksonline/