20:57 / E Hënë, 08 Prill 2024 / AR

Luis Enrique selam Barcelonës: Kualifikohemi ne

PSG-Barcelona është një nga çerekfinalet më të forta në Champions League. Dueli i parë do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në “Parc des Princes”.

Dy sfida të veçanta për Luis Enriquen, i cili ka fituar si lojtar dhe trajner me katalanasit. Madje është trajneri i fundit që ka dërguar trofeun e Championsit në “Camp Nou”.

“E kam të vështirë nga pikëpamja emocionale të përballem me Barcelonën, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe stimuluese. Unë dua të bëj një punë të mirë, dua që skuadra ime të fitojë ndeshjen.

Mos të harrojmë që Barça është një klub madhështor, ata kanë një skuadër të mirë. Do e kemi të vështirë të kualifikohemi, por edhe ne jemi skuadër e nivelit të lartë.

Jemi në një periudhë të mirë, ndodhemi në formë dhe jam i bindur që mund ta eliminojmë Barcelonën”, u shpreh trajneri i kampionëve të Francës.