Luis Enrique: Sezonin e kaluar ishte Liverpooli favorit, por fituam ne!
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur për mediat në prag të ndeshjes çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Liverpool, duke minimizuar rëndësinë e etiketës “favorit”.
Tekniku spanjoll kujtoi sezonin e kaluar për të theksuar se parashikimet nuk kanë shumë peshë në këtë kompeticion, shkruan Indeksonline
“A jemi ne favoritët për Champions League? Vitin e kaluar Liverpool ishte favorit dhe kush fitoi? Paris Saint-Germain”, u shpreh Enrique
Me këtë deklaratë, Luis Enrique synon të ulë presionin mbi skuadrën e tij dhe njëkohësisht të dërgojë një mesazh të qartë: në Champions League, gjithçka vendoset në fushë.
🚨🗣️ Luis Enrique: "Are we the UCL favorites? Last year Liverpool were favorites and who won? Paris Saint-Germain." pic.twitter.com/8jEV3PK4XR
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) April 7, 2026
PSG do të përballet nesër me Liverpoolin në një nga sfidat më të forta të çerekfinaleve, ku të dy skuadrat synojnë një hap të madh drejt gjysmëfinales./Indeksonline/

