75 Mall Live Search
09:16 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / L A

Luis Nani vendos të pensionohet nga futbolli

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Luis Nani ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Nani, bëri të ditur këtë përmes një video të postuar në Instagram.

Përveç Unitedit, Nani, ka qenë pjesë e Sportingut, Fenerbahçes, Valencia, Orlando City, Melbourne Victory dhe Adana Demirspor.

Pjesën më të mirë të karrierës së tij e kaloi te “djajtë e kuq”, ku kishte fituar 4 tituj të Premier Leagues, 1 herë Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe EFL Cup.

Klubi i tij i fundit ka qenë Estrela Amadora, ku ka bërë vetëm 9 paraqitje.