Luis Suarez i qeras ish-bashkëlojtarët e tij pas fitores ndaj Barçës

Atletico Madridi mposhti mbrëmë në sekondat e fundit Barcelonën.
Dhe pas ndeshjes, ish-sulmuesi i të dyja skuadrave, Luis Suarez i ka qerasur me ushqim, ish-bashkëlojtarët e tijpas fitores ndaj Barcelonës.
Suarez, ka restorantin e tij në Barcelonë dhe në foto shihen lojtarët të cilët pranuan dhuratën nga sulmuesi aktual i Inter Miamit.
Mbrëmë kujtojmë se Atletico Madridi, mposhti si mysafir Barcelonën me rezultat 1-2, dhe ka arritur kreun në La Liga me 41 pikë./IndeksOnline/