13:16 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Luis Suarez merr karton për kohë rekorde në La Liga (Video)

Luis Suarez ka arritur rekord të zi në La Liga. Ylli i Barcelonës është ndëshkuar me karton të verdhë pas vetëm 29 sekondash lojë.

Në një duel me Gomez Sola, Suarez u ndëshkua me karton të verdhë.

Gomez pas këtij dueli u detyrua të braktisë fushën për t’i lënë vendin Cabral./Indeksonline/