75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Luis Suarezi niset për në Itali

Luis Suarez është stërvitur sot në mëngjes nën urdhrat e Ronald Koemanit. Por, menjëherë pas stërvitjeves, sulmuesi uruguajan ka marrë rrugën për në Itali.

Në orën 13:15 ai ka fluturuar në Perugia nga aeroporti “El Prat”. Fluturimi i Suarezit lidhet më së shumti me kalimin e tij te Juventusi.

Lojtari duket se nuk do të durojë më injorimin e Koemanit dhe do të ndërrojë ambient. Suarezi nuk është ftuar fare në miqësoren e djeshme që Barcelona e luajti ndaj Gironas./Indeksonline/