75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 15 Maj 2023 / AR

Luizi bashkëpunon me publikun për t’i bërë një befasi të ëmbël Kiarës

Luizi ka treguar se vazhdon të jetë romantik edhe pas daljes nga BBV.

Këngëtari i njohur po vazhdon me koncertet e tij të njëpasnjëshme duke mbushur plot sallat.

Në paraqitjen e fundit mbrëmë në Gjakovë ai u kujtua t’i bënte një befasi shumë romantike Kiarës.

Mes performancës ai e telefoni me video call duke i treguar se sa e do ai dhe gjithë publiku i pranishëm.

Këtë e bëri para se të performonte këngën e tij “Me ty” që është dedikim për prezantuesen.