21:46 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / MSH

Luizi dhe Elgiti në studio muzikore, çka po zihet?

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka nisur të punojë për projekte të reja muzikore.

Luizi publikoi një duet në bashkëpunim Donald Veshajn menjëherë pasi doli nga shtëpia e BBV.

“2 Shotsa” u mirëprit nga fansat e tyre, ndërsa tani këngëtari nga Shkodra ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku shihet në një studio muzikore me kantautorin, Elgit Doda.

“Mishi kokërr”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e fotos në Instagram.

Megjithatë, ai nuk ka ndarë më shumë detaje se kaq.

Se a do të vijë në duet me Elgitin, apo thjeshtë po punojnë bashkë në projekte muzikore, mbetet të shihet.