75 Mall Live Search
23:07 / E Premte, 26 Shtator 2025 / F.R

Luizi e ngushëllon Gjestin pas humbjes së vëllait

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të Besart Kelmendit ka tronditur opinionin publik dhe miqtë e tij të shumtë.

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke i shprehur solidaritetin dhe dhimbjen e tij për këtë humbje të papritur.

“Gjest, edhe pse bashke nuk njihemi personalisht, lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo që e dëgjon. Ngushëllime të sinqerta për ty dhe familjen tënde. Të urojë forcë e durim për ty dhe familjen tënde në këtë periudhë kaq të vështirë. Kujtimet e bukra të Eldioni, qofshin ngushëllim e dritë në ditët që vijnë”, është shprehur Luizi./IndeksOnline/