Luizi gati këngën e re, në duet me dy këngëtar të njohur

Luiz Ejlli ka paralajmëruar një bashkëpunim të ri muzikor me këngëtarët Ilir Rubovci dhe Flamur Plakiqi.
Projekti është prezantuar përmes rrjeteve sociale, ku artistët kanë ndarë pamje dhe mesazhe promovuese me mbishkrimin “Qëndroni gati”, shkruan Indeksonline.
Ky duet i veçantë pritet të sjellë një energji ndryshe në tregun muzikor shqiptar, duke bashkuar stilin e njohur të Luizit me vokalin e fuqishëm të Flamurit dhe Ilirit.
Fansat tashmë janë në pritje dhe kënga do të lansohet me 3 tetor./Indeksonline/
